Hënë-Premte: 09 - 18 orë.
e shtunë: 09 - 15 orë.
info@drdanijela.mk
044333760
071357356

[gtranslate]

Ndërhyrje diagnostikuese dhe terapeutike në fushën e psikologjisë në Qendrën e Kujdesit Shëndetësor Parësor "Dr. Danijela"

Procedurat diagnostike

VLERËSIMI PSIKOLOGJIK

Procesi i vlerësimit psikologjik zakonisht rekomandohet nga një psikiatër, neurolog ose specialist tjetër, me qëllim vlerësimin e funksionimit psikologjik të individit.
Vlerësimi siguron të dhëna të detajuara të cilat udhëzojnë mbi gjendjen mendore. Raporti psikologjik përdoret për qëllime klinike dhe shërben për rekomandime, ndërhyrje ose mbështetje të mëtejshme.

VLERËSIMI NEUROPSIKOLOGJIK

Proces diagnostikues që zakonisht realizohet me rekomandim nga neurologu, psikiatri ose profesionistë të tjerë të shëndetit, me qëllim ekzaminimin e funksionimit kognitiv dhe identifikimin e pasojave të mundshme nga dëmtimet apo çrregullimet neurologjike. Ky proces fokusohet në vlerësimin e domeneve kryesore kognitive, duke përfshirë vëmendjen, kujtesën, gjuhën, funksionet ekzekutive, aftësitë vizuo-hapësinore dhe statusin afektiv.
Vlerësimi realizohet përmes baterive të testeve të standardizuara neuropsikologjike, të cilat mundësojnë analizë objektive të statusit kognitiv të individit. Pas përpunimit dhe interpretimit të rezultateve, psikologu përgatit raportin neuropsikologjik, i cili shërben si bazë për marrjen e vendimeve diagnostike dhe për planifikimin e ndërhyrjeve të mëtejshme.

VLERËSIMI SCREENING I STATUSIT KOGNITIV

Vlerësim klinik i shkurtër dhe i strukturuar. Shërben për identifikimin e hershëm të çrregullimeve të mundshme te funksioneve kognitive. Rezultatet përfundimtare udhëzojnë në shenjat fillestare paralajmëruese të çrregullimeve neurokognitive dhe orienton drejt nevojës për vlerësime më të thelluara.

Vlerësimi i ADHD dhe trajnimi kognitiv

Procesi diagnostikues і ADHD-së është një vlerësim klinik gjithëpërfshirës që ndihmon në identifikimin e pranisë së simptomave të mungesës së vëmendjes, hiperaktivitetit, impulsivitetit dhe statusit afektiv.
Vlerësimi përfshin intervistë klinike dhe një bateri testesh kognitive për vlerësim objektiv. Bazuar në rezultatet e fituata, përgatitet një plan i individualizuar per trajnim kognitiv.

PSIKOTERAPIA

Psikoterapia individuale është një proces afatgjatë përmes të cilit klientët punojnë në një mjedis të sigurt, të kujdesshëm dhe konfidencial për të eksploruar ndjenjat, bindjet dhe sjelljet e tyre, për të identifikuar aspektet e jetës që dëshirojnë të ndryshojnë, dëshirojnë të përmirsojnë, për të kuptuar më mirë veten dhe për të vendosur qëllime dhe objektiva personale.

Shërbimet psikoterapeutike ofrohen në këto fusha:

KËSHILLIMI PSIKOLOGJIK

Seancat e këshillimit fokusohen në mënyrën se si individi funksionon në jetën profesionale dhe personale, duke e ndihmuar atë të kuptojë dhe të zgjidhë problemet aktuale.
Ndryshe nga psikoterapia, këshillimi eshtë proces më afatshkurtë që synon mbështetjeje psikologjike dhe orientimin e klientit në përballimin e sfidave aktuale.

Struktura e shërbimeve:

GRUPMOSHAT

Shërbimet janë të disponueshme për persona nga mosha 5 deri mbi 80 vjeç.

Të gjitha shërbimet psikologjike të ofruara në klinikën tonë kryhen në një afat kohor specifik dhe të strukturuar sipas nevojës.

Psikologe

Edona Murtezani

psikologe e licencuar dhe magjistër në këshillim psikologjik

Prioritetet tona

Закажете преглед