HOLTER EEG, EEG VIDEO MONITORING, EEG - NË GJUM, EEG NATIVE (TE RRITURIT)
Doppler i enëve të gjakut të qafës, TCCD BUBBLE (Test)
EMG
Eho e zemres, Testi i stresit koronar, EKG Holter
Doppler i ekstremiteteve, Doppler i fistulës AV
Monitorues i presionit të gjakut Holter
Eho e gjendres tiroide
Eho Doppler e veshkave, testikujve dhe prostatës
Eho e barkut
Ekzaminimi i specializuar
Spirometria
Simptomat e demencës zakonisht shfaqen te 90% e pacientëve pas moshës 65 vjeç. Nëse keni vërejtur probleme me kujtesën në moshë më të re, duhet kërkuar një shpjegim tjetër për gjendjen tuaj. Në çdo rast, rekomandohet të paraqiteni për një kontroll neurologjik.
Çrregullimet e ndjeshmërisë sipërfaqësore të trupit shpesh manifestohen me mpirje. Ekzistojnë sëmundje të nervave dhe të trurit që mund të shkaktojnë simptoma të tilla. Është e këshillueshme të ekzaminoheni nga një neurolog.
Migrena është një dhimbje koke primare dhe diagnoza e saj është kryesisht klinike. Megjithatë, neurologu do të kryejë ekzaminime për të përjashtuar shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së kokës simptomatike: TCCD testi bubble, rezonancë magnetike e trurit (MRI), analiza laboratorike, etj., dhe do t’ju japë rekomandimin e duhur për terapi. Paraqituni sa më shpejt për kontroll!
Dridhja e duarve mund të jetë simptomë e sëmundjeve të ndryshme neurologjike. Shpesh shfaqet edhe si pjesë e: ankthit të theksuar, sëmundjeve të gjëndrës tiroide, diabetit, etj.
Për të dalluar llojin e dridhjes, nevojitet një ekzaminim neurologjik dhe teste të tjera sipas rekomandimit të neurologut.
Epilepsia është një sëmundje e karakterizuar nga episode të përsëritura (të paktën dy), shpesh me humbje të vetëdijes, që ndodhin si pasojë e dëmtimit të trurit të madh. Duhet theksuar se jo çdo humbje e vetëdijes është epilepsi. Shpesh bëhet fjalë për një gjendje kolapsi për shkak të çrregullimeve të qarkullimit të gjakut, për arsye të ndryshme. Për të përcaktuar shkakun e një episodi të tillë të humbjes së vetëdijes, nevojitet ekzaminim neurologjik dhe shpesh edhe kardiologjik.