Hënë-Premte: 09 - 18 orë.
e shtunë: 09 - 15 orë.
info@drdanijela.mk
044333760
071357356

[gtranslate]

Ndërhyrje diagnostikuese dhe terapeutike në fushën e psikologjisë në Qendrën e Kujdesit Shëndetësor Parësor "Dr. Danijela"

Procedurat diagnostike

VLERËSIMI PSIKOLOGJIK

Procesi i vlerësimit psikologjik zakonisht realizohet me rekomandim nga një psikiatër, neurolog ose specialist tjetër, me qëllim vlerësimin e funksionimit psikologjik të individit. Ky vlerësim siguron të dhëna të detajuara mbi gjendjen mendore, duke përfshirë çrregullimet e ankthit dhe depresionit, çrregullimet e personalitetit, psikopatologjinë (p.sh. psikoza ose traumat psikologjike), si dhe karakteristikat e personalitetit dhe gjendjen emocionale.
Vlerësimi psikologjik realizohet përmes përdorimit të teknikave dhe instrumenteve të standardizuara. Pas mbledhjes së të dhënave, psikologu i analizon dhe i interpreton rezultatet e marra, pas së cilës përgatitet raporti psikologjik. Raporti psikologjik përdoret për qëllime klinike, edukative ose profesionale dhe shërben si bazë për rekomandime të mëtejshme për ndërhyrje ose mbështetje.

VLERËSIMI NEUROPSIKOLOGJIK

Proces diagnostikues që zakonisht realizohet me rekomandim nga neurologu, psikiatri ose profesionistë të tjerë të shëndetit, me qëllim ekzaminimin e funksionimit kognitiv dhe identifikimin e pasojave të mundshme nga dëmtimet apo çrregullimet neurologjike. Ky proces fokusohet në vlerësimin e domeneve kryesore kognitive, duke përfshirë vëmendjen, kujtesën, gjuhën, funksionet ekzekutive, aftësitë vizuo-hapësinore dhe statusin afektiv.
Vlerësimi realizohet përmes baterive të testeve të standardizuara neuropsikologjike, të cilat mundësojnë analizë objektive të statusit kognitiv të individit. Pas përpunimit dhe interpretimit të rezultateve, psikologu përgatit raportin neuropsikologjik, i cili shërben si bazë për marrjen e vendimeve diagnostike dhe për planifikimin e ndërhyrjeve të mëtejshme.

VLERËSIMI SCREENING I STATUSIT MENDOR

Një vlerësim klinik i shkurtër dhe i strukturuar që përdoret për të marrë një pasqyrë të përgjithshme të funksionimit aktual mendor të individit. Ai shërben për identifikimin e hershëm të çrregullimeve kognitive. Ndihmon në identifikimin e shenjave paralajmëruese të çrregullimeve mendore ose neurokognitive dhe orienton drejt nevojës për vlerësime më të thelluara.

Vlerësimi i ADHD dhe trajnimi kognitiv

Procesi diagnostikues i ADHD-së është një vlerësim klinik gjithëpërfshirës që ndihmon në identifikimin e pranisë së simptomave të mungesës së vëmendjes, hiperaktivitetit, impulsivitetit dhe statusit afektiv. Vlerësimi përfshin intervistë klinike dhe një bateri testesh kognitive për vlerësim objektiv. Bazuar në rezultatet e marra, përgatitet një plan i individualizuar për trajnim kognitiv.

PSIKOTERAPIA

Psikoterapia individuale është një proces afatgjatë përmes të cilit klientët punojnë në një mjedis të sigurt, të kujdesshëm dhe konfidencial për të eksploruar ndjenjat, bindjet dhe sjelljet e tyre, për të identifikuar aspektet e jetës që dëshirojnë të ndryshojnë, për të kuptuar më mirë veten dhe të tjerët, për të vendosur qëllime personale dhe për të punuar drejt ndryshimit të dëshiruar.

Shërbimet psikoterapeutike ofrohen në këto fusha:

KËSHILLIMI PSIKOLOGJIK

Qëllimi është të ndihmojë individët, të përballojnë sfidat e shëndetit mendor dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës. Në seancat e këshillimit fokusohemi në mënyrën se si individi funksionon në jetën profesionale dhe personale, duke e ndihmuar atë të kuptojë dhe të zgjidhë problemet aktuale. Ndryshe nga psikoterapia, këshillimi është process me i afat shkurtë dhe një formë mbështetjeje udhëzuese për klientët në situata aktuale të vështira.

Struktura e shërbimeve:

GRUPMOSHAT

Shërbimet janë të disponueshme për persona nga 3 deri mbi 80 vjeç.

Të gjitha shërbimet psikologjike të ofruara në klinikën tonë kryhen në një afat kohor specifik dhe të strukturuar sipas nevojës.

Psikologe

Edona Murtezani

psikologe e licencuar dhe magjistër në këshillim psikologjik

Prioritetet tona

Закажете преглед